Policia u përplas me protestuesit në Paris për të tretën natë radhazi, ndërsa mijëra njerëz u mobilizuan sërish në të gjithë vendin, të zemëruar se qeveria po përpiqet të kalojë reformën e pensioneve pa votim në Asamblenë Kombëtare.

"Macron, dorëhiqu" dhe "Macron do të thyhet, ne do të fitojmë" ishin parullat e brohoritura nga turma në Place d'Itali, në jug të Parisit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me disa grupe protestuesish të cilët u vunë flakën koshave të plehrave.

Autoritetet komunale ndaluan sot tubimet në Champs-Élysées pasi trazirat në ditët e mëparshme që çuan në 61 arrestime.

Një tubim u mbajt edhe në Lion, i cili përfundoi me kërkesë të kryebashkiakut për shkak të pranisë së "grupeve armiqësore". Ka pasur edhe incidente me policinë duke përdorur gaz lotsjellës.

????????????ALERTE INFO - Les tensions persistent sur la Place d'Italie à #Paris au milieu des gaz lacrymogène et des mortiers d'artifices. pic.twitter.com/wB5HVAT4Ab

— AlertesInfos (@AlertesInfos) March 18, 2023