Portugalia triumfon në natën finale të Eurovizionit i cili këtë vit u zhvillua në Kiev të Ukrainës.Kënga e të riut Salvador Sabral rrëmbeu 758 pikë duke lënë pas shtete si Bullgaria, Moldavia apo Italia e cila shihej si favorite.
Gjatë marrjes së shpërblimit nga fituesja e vitit të kaluar Jamala, Sobral u shpreh se, “Muzika nuk është fishekzjarre, muzika është ndjenjë”.
Balada thjeshtësia dhe tingujt e kengestarit portugez duket se pushtoi publikun europian i cili jo vetëm e duarttrokiti por edhe e votoi për të qënë kampioni i këtij edicioni.
Edhe nata finale e Eurovison dhuroi jo vetëm muzikë por edhe spektakël me plot të ftuar.Sic cdo vit Eurovison dhuron plot surpriza episodi më i bukur që me siguri do të bëj histori është edhe propozimi për martesë që këngëtarja maqedonase mori në skenë në gjysmëfinalen e së enjtes, një moment emocionues që bëri xhiron e botës dhe do të mbetet gjatë në historinë e festivalit
Shqipërinë në këtë edicion u përfaqësua nga Linda Halimi me këngën “Botë”por nuk arriti që të mbledhë votat e duhura nga publiku dhe juria për t’u kualifikuar në natën finale ndonës rrëmbeu duartrokitjet e publikut.Kujtojmë se me edicionin e 62 Eurovisoni ka hyrë edhe në “Guinness Ëorld Records” për jetëgjatësinë e garës muzikore televizive.
Këtë vit që vjen Eurosong sic dhe e do tradita e mirëpret vendi fitues Portugalia.
[gallery]22260[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO