'Nata', 'Mos ja prishni lumturinë', A vritet pafajësia! Marshi i ' Vargjet e Agim Doçit, poeti i këngëve të bukura që këndohen brez pas brezi

'Nata', 'Mos ja prishni lumturinë', A vritet pafajësia! Marshi i ' Vargjet e Agim Doçit, poeti i këngëve të bukura që këndohen brez pas brezi

Agim Doci

Agim Doci poeti i këngëve të bukura të cilat janë kënduar ndër breza dhe do të vijojnë të këndohen u nda sot nga jeta. Në vargje përdori fjalë të zgjedhura të cilat përcollën emocionin, dashurinë dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.

Të shoqëruara dhe me tingujt muzikorë u bënë këngët më të preferuarat për publikun. U kënduan nga këngëtarë të njohur të skenës shqiptare me të cilët fitoi dhe shumë çmime në festivale.

Ndër këngëtarët me të cilët bashkëpunoi janë dhe Aurela Gaçe, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze, Anjeza Shahini, kënga e së cilës shkruar nga Doçi 'Dua të jem kujtimi yt', fitoi festivalin e 41-të të RTSH-së dhe u rendit e shtata në Eurovision.

'Marshi i UÇK-së' - Kendon Arif Vladi - Poezi e Agim Doçit

Oj Kosovë o djep lirie
Çdo kulm shpie nji bajarak
UÇK-ëja t'paska hije
Për atdhe po derdhet gjak

Po luftojnë djemtë e Kosovës
Prej Drenice n'mal t'Gjakovës (x2)
Për atdhe lokja m'ka le, për flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UÇK do ti sjell vendit liri

ref:

Brez pas brezi në k'to votra
Jam i lashtë sa vet Evropa (x2)
Jo se l'shoj oo asni pllam toke
Dy gisht balle mke fale ti loke

Se k'tu jam dem-baba-dem
Për Kosovë jap shpirtin tem (x2)

Qofsh i pushkës je shqipëtarë
Ta mbrojmë vendin pllambe me pllambe

Se k'tu jam dem baba dem
Për Kosovë jap shpirtin tem

'Nata' – Aurela Gaçe - Poezia Agim Doçi

Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me endrra

Po si iku valle?
Nata ish memece...
Pyeta yjet
Pika loti s'di nga rane
Po qanin syte e mi

Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze
E virgjer hena

Erdh' mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende

Ike, ike larg
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Perpelitem ne vetmi

Por nata...
Dashurine ma mori nata
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Pjese e nates ish ai

Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze

E virgjer hena
Erdh' mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende
Ike, ike larg

Une e desha si e marre
Deti mori dashurine
S'harrohet nata

(2x)
Miliona ditë i vodhi nata
Deti... nata
Ajo do t'na ndjek pas
Gjithe jeten
Nata, vec nata

Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me enderra

Po si iku valle?
Nata ish memece...
Pyeta yjet
Pika loti s'di nga rane
Po qanin syte e mi

'Mos ja Prishni Lumturine' – Kendoi Parashqevi Simaku, poezi e Agim Doçit

Kur një zog,një pëllumb ne shikojmë
duam krahë si ata të fluturojmë
zemra jonë tik e tak kur troket
me zemrat flet

Në çdo stinë kudo janë pranverojnë
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
dashurinë, lumturinë e pafund
me ëndrra shumë

Kanë një botë me ëndrra
janë të vegjël shumë
mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë

(2 herë)

Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë

Mos ja u prishni lumturinë
mos iu prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s'ju lejojnë

Fjala "Nënë" kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thotë
se nëna e lind njerinë.

Kjo dorë që e tundi djepin
gjithë botën e sundonoooooooooo ooooooo oooooo

A Vritet Pafajsia - Leonora Jakupi - Poezi: Agim Doci

A vritet pafajësia?!
çfarë faji ka Drenica?!
Pse tremben nga fëmija,
që thërret Azem Galica?

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën,e na vran motren
Na përzunë,na dogjën votren.

(Refreni, 2 herë)
Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar

Mijëra vjet,jam vetë e parë
Dhe loti vjen tek gjaku
Dhe gjaku vjen tek loti
Ja foshnjet po i vrasin
Po kullat jo nuk lozin.

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën,e na vran motren
Na përzunë,na dogjën votren.

Refreni,2 herë

Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar
Mijëra vjet,jam vetë e pare

Dua të jem imazhi yt -  Këndon Anjeza Shahini, Poezi nga Agim Doçi 

Më rrodhën lotët nga sytë e shpirtit
Ky mall i çmendur më torturoi
Më mirë në kryq, në vend të Krishtit
Sesa i vetëm…veç të gjalloj.

Ky shpirt i brishtë që preket lehtë
Nga fjalë e rëndë dhe xhelozia
Më prishi punë gjithmonë në jetë
Më bëri sterrë ditët e mia…

Po çfarë kanë njerëzit që egërsohen?
E çfarë kërkojnë më shumë nga unë?
Ata që s’mund të dashurohen
Përse nuk ikin…por prishin punë.

Më dhemb gjithë trupi, më dhemb gjithçka
Sa fort më dhemb sot gjoksi im…
Kjo botë e madhe plot vende ka!
Po dhembja ime nuk gjen shërim…

Unë them të iki, t’i lë të gjitha !
Të marr me vehte veç mallin tim.
Ta bëj qivur, të shkoj nga isha
Atje i vetëm…dhe në harrim…

Pastaj të kthehem pas qindra motesh
Kur bota ndoshta do ketë ndryshuar
Të lyp lëmoshë në mes metropolesh…
Si shpirt i brishtë…dhe i dashuruar.

Të marr imazhin e asaj që dua
Të shkoj tek bliri me gjel të egër…
Të vij pas meje, ajo me mua
Dhe të këndojmë këngën e vjetër…

“Dua të bëhem paksa e krisur,
Dua të bëhem dhe lot tek syt’
Dua të bëhem dhe gjumë i prishur,
Dua të bëhem imazhi i yt…”


Lajmi kryesor:

Arti në zi/ Ndahet nga jeta poeti i njohur i këngëve shqipe Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmimeve


S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër