Arti në zi/ Ndahet nga jeta poeti i njohur i këngëve shqipe Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmimeve

Tirane-  Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijëra këngëve shqipe, të qindra këngëve për Kosovën, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.

Poeti mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT ku ndodhej i shtruar prej 22 qershorit pasi pësoi hemoragji cerebrale.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot (24 qershor) në mëngjes në orën 06:00 ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.

Bashkëpunëtorët e tij ishin këngëtarë të njohur të skenës shqiptare  Aurela Gaçe, Anjeza Shahini, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze, Bleona Qereti, Albërije Hadërgjonaj, Françesk Radi, Kastriot Tusha, Luiz Ejlli, e shumë e shumë të tjerë.

“Lamtumirë Lamtumirë, Agim Doçi.
O pendë artë e vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar . Lamtumirë Agim Doçi”
shkruan këngëtarja e njohur Myfarete Laze në një postim në facebook duke shprehur ngushëllime  familjarëve të tij ‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’

Agim Doçi ndodhej i shtruar në QSUT prej të shtunës, 22 qershor, pasi kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja në tru. Ai ishte shtruar në spital në Qendrën Stroke, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit

Suksesi ne Eurovizion
Me  vargjet e këngës "Imazhi yt” dhe zërin e këngëtares së talentuar Anjeza Shahini,  në vitin 2004 Shqipëria arriti të merrte renditjen më të lartë deri tani në Festivalin europian të këngës.  Kënga e kënduar në anglisht, me titull ”The Image Of You”  u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese.

Agim Doçi ka shkruar edhe tekstin e një tjetër kënge pjesëmarrëse në Eurovizion, në vitin 2009, e kënduar nga Kejsi Tola  me titull “Më merr në ëndërr” e renditur në natën finale në vendin e 17-të.

I këndonte gëzimit dhe jetës

Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i  më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot. I këndonte gëzimit, dashurisë dhe jetës  Mes tyre "Nata" e Aurela Gaces,  "Loçka jeme" kënduar nga Albërie Hadërgjonaj, 'Ma ke prish gjumin e natës' kënduar nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri.

I këndonte dhe Kosvoës e patriotizmit

Ka shkruar dhjetëra këngë patriotike dhe 100 këngë për luftën e Kosovës, ndër të cilat “A vritet pafajësia”, “Ti Shqipëri më jep nder” të kënduar nga Kastriot Tusha dhe Manjola Nallbani, i “Marrshi i UCK-së” kënduar nga Arif Vladi, “A vritet pafajsia” nga Leonora Jakupi. 

Inxhinieri elektrik që u bë poet

I lindur më 9 maj 1948 u arsimua në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:33
'Nata', 'Mos ja prishni lumturinë', A vritet pafajësia! Marshi i ' Vargjet e Agim Doçit, poeti i këngëve të bukura që këndohen brez pas brezi

Agim Doci poeti i këngëve të bukura të cilat janë kënduar ndër breza dhe do të vijojnë të këndohen u nda sot nga jeta. Në vargje përdori fjalë të zgjedhura të cilat përcollën emocionin, dashurinë dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.

Të shoqëruara dhe me tingujt muzikorë u bënë këngët më të preferuarat për publikun. U kënduan nga këngëtarë të njohur të skenës shqiptare me të cilët fitoi dhe shumë çmime në festivale.

Ndër këngëtarët me të cilët bashkëpunoi janë dhe Aurela Gaçe, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze, Anjeza Shahini, kënga e së cilës shkruar nga Doçi 'Dua të jem kujtimi yt', fitoi festivalin e 41-të të RTSH-së dhe u rendit e shtata në Eurovision.

'Marshi i UÇK-së' - Kendon Arif Vladi - Poezi e Agim Doçit

Oj Kosovë o djep lirie
Çdo kulm shpie nji bajarak
UÇK-ëja t'paska hije
Për atdhe po derdhet gjak

Po luftojnë djemtë e Kosovës
Prej Drenice n'mal t'Gjakovës (x2)
Për atdhe lokja m'ka le, për flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UÇK do ti sjell vendit liri

ref:

Brez pas brezi në k'to votra
Jam i lashtë sa vet Evropa (x2)
Jo se l'shoj oo asni pllam toke
Dy gisht balle mke fale ti loke

Se k'tu jam dem-baba-dem
Për Kosovë jap shpirtin tem (x2)

Qofsh i pushkës je shqipëtarë
Ta mbrojmë vendin pllambe me pllambe

Se k'tu jam dem baba dem
Për Kosovë jap shpirtin tem

'Nata' – Aurela Gaçe - Poezia Agim Doçi

Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me endrra

Po si iku valle?
Nata ish memece...
Pyeta yjet
Pika loti s'di nga rane
Po qanin syte e mi

Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze
E virgjer hena

Erdh' mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende

Ike, ike larg
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Perpelitem ne vetmi

Por nata...
Dashurine ma mori nata
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Pjese e nates ish ai

Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze

E virgjer hena
Erdh' mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende
Ike, ike larg

Une e desha si e marre
Deti mori dashurine
S'harrohet nata

(2x)
Miliona ditë i vodhi nata
Deti... nata
Ajo do t'na ndjek pas
Gjithe jeten
Nata, vec nata

Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me enderra

Po si iku valle?
Nata ish memece...
Pyeta yjet
Pika loti s'di nga rane
Po qanin syte e mi

'Mos ja Prishni Lumturine' – Kendoi Parashqevi Simaku, poezi e Agim Doçit

Kur një zog,një pëllumb ne shikojmë
duam krahë si ata të fluturojmë
zemra jonë tik e tak kur troket
me zemrat flet

Në çdo stinë kudo janë pranverojnë
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
dashurinë, lumturinë e pafund
me ëndrra shumë

Kanë një botë me ëndrra
janë të vegjël shumë
mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë

(2 herë)

Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë

Mos ja u prishni lumturinë
mos iu prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s'ju lejojnë

Fjala "Nënë" kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thotë
se nëna e lind njerinë.

Kjo dorë që e tundi djepin
gjithë botën e sundonoooooooooo ooooooo oooooo

A Vritet Pafajsia - Leonora Jakupi - Poezi: Agim Doci

A vritet pafajësia?!
çfarë faji ka Drenica?!
Pse tremben nga fëmija,
që thërret Azem Galica?

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën,e na vran motren
Na përzunë,na dogjën votren.

(Refreni, 2 herë)
Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar

Mijëra vjet,jam vetë e parë
Dhe loti vjen tek gjaku
Dhe gjaku vjen tek loti
Ja foshnjet po i vrasin
Po kullat jo nuk lozin.

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën,e na vran motren
Na përzunë,na dogjën votren.

Refreni,2 herë

Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar
Mijëra vjet,jam vetë e pare

Dua të jem imazhi yt -  Këndon Anjeza Shahini, Poezi nga Agim Doçi 

Më rrodhën lotët nga sytë e shpirtit
Ky mall i çmendur më torturoi
Më mirë në kryq, në vend të Krishtit
Sesa i vetëm…veç të gjalloj.

Ky shpirt i brishtë që preket lehtë
Nga fjalë e rëndë dhe xhelozia
Më prishi punë gjithmonë në jetë
Më bëri sterrë ditët e mia…

Po çfarë kanë njerëzit që egërsohen?
E çfarë kërkojnë më shumë nga unë?
Ata që s’mund të dashurohen
Përse nuk ikin…por prishin punë.

Më dhemb gjithë trupi, më dhemb gjithçka
Sa fort më dhemb sot gjoksi im…
Kjo botë e madhe plot vende ka!
Po dhembja ime nuk gjen shërim…

Unë them të iki, t’i lë të gjitha !
Të marr me vehte veç mallin tim.
Ta bëj qivur, të shkoj nga isha
Atje i vetëm…dhe në harrim…

Pastaj të kthehem pas qindra motesh
Kur bota ndoshta do ketë ndryshuar
Të lyp lëmoshë në mes metropolesh…
Si shpirt i brishtë…dhe i dashuruar.

Të marr imazhin e asaj që dua
Të shkoj tek bliri me gjel të egër…
Të vij pas meje, ajo me mua
Dhe të këndojmë këngën e vjetër…

“Dua të bëhem paksa e krisur,
Dua të bëhem dhe lot tek syt’
Dua të bëhem dhe gjumë i prishur,
Dua të bëhem imazhi i yt…”

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emiri: 24/06/2024 23:46

    NGUSHELLIME FAMILJES,,,HUMBJE E MADHE AGIM DOCI ISHTE NJE POET I MADH,,NJE ARTIST I VERTETE,,,,ESHTE NDER PER SHQIPERINE TE KENE PATUR MES TYRE NJEREZ TE MEDHENJ SI AGIMI...PO NA IKIN NJEREZIT E MIRE..,,EH ,.ESHTE SHUME E TRISHTE PER NE POPULLIN...

    Përgjigju
  • Valbona: 24/06/2024 14:45

    Poet i madh. Ngushellime familjes. Qofte i parajses.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 24/06/2024 12:56

    Artist i madh krishti e pas n'parris.

    Përgjigju
  • A...Zh: 24/06/2024 11:59

    Iku nje poet bio, u prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • Jack: 24/06/2024 11:53

    Politika mos reagoj hic mas pilafit..t'reagonte me i dhan leket e pensionit special qe ne leter i kishte,po' kurr nuk jà dhan..

    Përgjigju
  • B*3: 24/06/2024 09:42

    Ngushellime familjareve ne radhe te pare per kete ikje te parakohshme! Ngushellime miqve, shokeve dhe gjithe kultures shqiptare. Nje humbje e madhe. Zoti e paste prane vetes!

    Përgjigju
  • Artist I madh: 24/06/2024 09:27

    Njeriu qe kurre nuk u largua nga shqiperia , Artist I madh fenomenal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë