Një video interesante është publikuar në youtube për Kosovën nga National Geographic Traveller, e titulluar LiitleBigWorld (Bota e vogël e madhe).
National Geographic Traveller shkruan se kjo është video e javës për udhëtim.
Kosova përshkruhet në këtë mënyrë ’’Kosova për shumë njerëz mund të mos jetë në listën e vendeve për të udhëtuar. Lufta në Kosovë duket disi si jo shumë e largët dhe mungesa e plazheve e bën këtë të jetë si copëz që i mungon hartës tuaj të udhëtimit. Megjithatë, nëse shkoni atje do të mahniteni nga bukuria e jashtëzakonshme e zonave të pabanuara, nga jeta e gjallë në qytete dhe nga njerëzit miqësorë’’.
Filmimet për këtë video janë realizuar nga Joerg Daiber në vendet më të bukura të Kosovës, si Prizreni, Brod, Ujvarat e Mirushës dhe Kanionet e Rugovës.
/Shqiptarja.com