NATO acaron Rusinë, dërgon trupa
në kufijtë e saj, Moska: Do përgjigjemi

NATO acaron Rusinë, dërgon trupa<br />në kufijtë e saj, Moska: Do përgjigjemi
“Kombet e Bashkuara dhe Nato janë duke dërguar trupa në kufijtë perëndimor të Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë, duke e detyruar Moskën të marrë masa” është kjo deklarata që dha ministri i mbrojtjes ruse Sergey Shoigu.

Sipas tij Rusia dhe Bjellorusia do të bashkojnë forcat ndaj aksioneve të tilla për të siguruar mbrojtjen e tyre.

“Nato nuk i ka braktisur qëllimet e saj ndaj vendeve të tjera duke i siguruar mbështeje ekonomike, politike dhe sigurisht mbrojtje ushtarake’' u shpreh Shoigu duke nënvizuar se përgatitjet rreth luftës janë në zhvillim e sipër.

Më tej, ai shtoi se masat që Rusia do të ndërmarrë janë në përputhje të plotë duke patur parasysh tensionet ndërkombëtare dhe duke i cilësuar trupat e NATO-s si një pikë e nxehtë në kufijtë rus.

Tensionet rriten edhe më tej ndërsa NATO pritet të zhvillojë një stërvitje të emergjencës civile në Mal të Zi, ndërkohë që Serbia përgatitet për një stërvitje të përbashkët me 150 parashutistë rusë.

Moska, nga ana e saj, kundërshton planin e politikës së jashtme malazeze për të rritur marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në.

Prej kohësh perëndimi dhe Moska janë duke u përballur mes tyre, ku Rusia herë pas here provokon duke prezantuar armë dhe mjete luftarake që cilat kanë hapur zërat për një tension i ngjashëm me atë të Luftës së Ftohtë.

Rekasia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin