Turqia do ta pranojë zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO vetëm pasi të dy vendet të kenë ndërmarrë "hapat e nevojshëm" për këtë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë qëndrimin e Ankarasë në një takim jozyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Stamboll. Varësisht se si do të veprojnë Finlanda dhe Suedia, procesi i miratimit do të jetë më i shpejtë ose më i ngadalshëm, shpjegoi Erdogan.
Turqia dhe Hungaria janë të vetmet nga 30 vendet anëtare të aleancës, që nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë dhe të Finlandës. Për zgjerimin duhet të bien dakord të gjithë anëtarët e NATO-s.
Stoltenberg tha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, se ka ardhur koha për të "përshëndetur Finlandën dhe Suedinë si anëtare të plota të NATO-s".
Të dy vendet kanë zbatuar premtimet e dhëna në marrëveshjen e qershorit. Pranimi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm për t'i dërguar njëmesazh të qartë Rusisë, tha Stoltenberg duke ju referuar luftës agresore në Ukrainë.
Kryeministri i ri suedez Ulf Kristersson pritet të zhvillojë të martën e ardhshme bisedime me Erdoganin në Ankara. Qeveria në Stokholm shpreson se Turqia do ta japë miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara këtij takimi./ DW
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli
26 Dhjetor, 09:19
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor, 15:50
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës
24 Dhjetor, 15:02
-
Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për 12 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)
24 Dhjetor, 07:59
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask
22 Dhjetor, 16:23
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Turqi, helikopteri ambulancë përplaset me godinën e spitalit, 4 të vdekur (VIDEO)
22 Dhjetor, 10:30