Shkodër - Dy të rinj, 20 dhe 21-vjeç janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinën që po lëviznin blutë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë.

Të rinjtë u kapën në flagrancë në në fshatin Shirokë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ata e shisnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. Gj., 21 vjeç, dhe A. V., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas shitnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.