Greqia dhe Turqia janë pajtuar për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti këtë zhvillim, i cili vjen pas disa javësh bisedimesh midis zyrtarëve ushtarakë nga dy vendet anëtare të aleancës.
Ankaraja dhe Athina kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime, pasi kaluan disa javë mosmarrëveshje rreth eksplorimit të gazit në rajon.
Situata çoi në një ngritje dramatike të tensioneve, duke shkaktuar frikën se konflikti mund të shpërthente, mbase edhe rastësisht.
"Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhi deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak", tha NATO-ja përmes një deklarate.
Stoltenberg falënderoi të dyja palët për "angazhimin e tyre konstruktiv".
Njoftimi erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë.
Turqia ka shprehur dëshirë për t'u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor, 15:50
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për 12 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)
24 Dhjetor, 07:59
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52