NATO ndihmë të dytë për Shqipërinë, i dhuron 60 respiratorë të tjerë për betejën me COVID (120 në total)

NATO ndihmë të dytë për Shqipërinë, i dhuron 60 respiratorë të tjerë për betejën me COVID (120 në total)

Dërgesa e NATO-s

TIRANË- NATO i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe 60 respitarorë të tjerë, (120 në total) si një ndihmë në betejën ndaj COVID-19. Dërgesa e dytë ka ardhur si pasojë e kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë si anëtare e kësaj aleance,  me qëllim që të përdoren në 4 spitalet COVID në Tiranë, por edhe në spitalet rajonale në vend të cilat po bëhen gati në rast se do të ketë një përkeqësim të shifrave.

“Kjo mbështetje vjen si përgjigje e kërkesave të Shqipërisë për ndihmë ndërkombëtare përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të Reagimit të Fatkeqësive në NATO. Pajisjet shtesë pritet të dorëzohen në Shqipëri në javët e ardhshme.

NATO ka krijuar një rezervë të pajisjeve mjekësore dhe një Fond të Mirëbesimit të Përgjigjes Pandemike për të siguruar lehtësim të menjëhershëm të Aleatëve ose partnerëve në nevojë. Agjencia e Prokurimit dhe Mbështetjes e NATO-s (NSPA) menaxhon blerjen dhe ruajtjen e artikujve të ndihmës.

Deri më sot, Aleatët kanë miratuar nëntë paketa ndihme për katër Aleatë: Shqipërinë, Republikën Çeke, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për pesë partnerë, Bosnje dhe Herzegovinën, Irakun, Moldavinë, Tunizinë dhe Ukrainën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo është dërgesa e dytë, ku më herët NATO i ka dhuruar vendit tonë 60 respiratorë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)