NATO: Ne nuk kemi rol në
demarkacionin e kufijve
NATO nuk ka rol të drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për demarkacion të kufijve, as te shtetet e saj anëtare, as te shtetet e tjera; demarkacioni është çështje dypalëshe e vendeve të interesuara, tha aleanca veriatlantike
NATO nuk ka rol të drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për demarkacion të kufijve, as te shtetet e saj anëtare, as te shtetet e tjera; demarkacioni është çështje dypalëshe e vendeve të interesuara, tha aleanca veriatlantike.
NATO dha kete pergjigje mbi pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a është e pranueshme për NATO-n që Mali i Zi, tani anëtar i saj, të hapë sërish çështjen e demarkacionit me Kosovën.
“Presim që të gjitha shtetet t’i zgjidhin çështjet e tilla në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e NATO-s.
Në Kosovë kundërshtohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit, të cilën Mali i Zi e ka ratifikuar.
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PDK-AKK-Nisma, ka thënë se nëse vjen në pushtet, do ta shfuqizojë këtë marrëveshje dhe do të nisë bisedime të reja me Malin e Zi.
Edhe kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar shqyrtimin e marrëveshjes.
Kosova dhe Mali i Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për kufirin shtetëror në Vjenë në vitin 2015.
Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje në Parlament, ndërsa Kosova nuk ka pasur dy të tretat e votave të deputetëve, të domosdoshme për ratifikim.
Ligjvënësit kosovarë, nga pozita dhe opozita, kanë insistuar se me këtë marrëveshje, Kosova humb territor.
Demarkacioni i kufirit, në anën tjetër, është kusht për Kosovën që të avancojë në procesin e integrimit evropian.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.4%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.4%
Vota total: 2529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)
8 Gusht, 12:05
-
Krujë/ Zjarr në një sipërfaqe me pisha e shkurre, terreni pengon hyrjen forcave zjarrfikëse! Kërkohet ndërhyrja nga ajri
8 Gusht, 12:02
-
Refuzoi Greqinë për Shqipërinë, portieri i Kombëtares kalon në kampionatin portugez
8 Gusht, 11:53
-
Berisha sheh si firojnë mbështetësit, vetëm një grusht militantësh para bashkisë së Tiranës! Shikoni pamjet me dron
8 Gusht, 11:48
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, përplasen dy mjete! 2 persona të plagosur
8 Gusht, 11:46
-
Plagosi me kaçavidë vëllanë pas sherrit për pronësi në Pogradec, kapet pas një viti kërkime 45-vjeçari
8 Gusht, 11:41
-
Përsëri në “Kanalin e Butrintit”, makina me kokë në ujë, shpëtojnë me not 2 turistët e huaj. Shoferi i dehur dhe pa patentë
8 Gusht, 11:29
-
Demush Shasha: Udhërrëfyesi për mbrojtjen e demokracisë
8 Gusht, 11:24
-
Tërmet i fortë me magnitudë 7.1 godet Japoninë, paralajmërohet për cunami
8 Gusht, 11:14
-
8 gushti, Dita Ndërkombëtare e Maceve, një nga kafshët shtëpiake më të dashura nga njerëzit
8 Gusht, 11:08
-
Arrestohet reperi amerikan Nelly, akuzohet për posedim të drogave të paligjshme
8 Gusht, 10:53
-
Premtimet e fryra të Metës nga vendlindja e Berishës: 200 euro për lopë, 60 euro për çdo dele e dhi, 10 mijë euro grant dhe 5 vite pa taksa!
8 Gusht, 10:52