NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme
Helikopter ushtarak i ushtrisë gjermane
Bruksel-Lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA dominuan një samit të NATO-s në Uashington këtë muaj, por, larg skenës publike, planifikuesit ushtarakë të aleancës janë fokusuar në vlerësimin e kostos së madhe për mbrojtjen e Europës.
Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për rinovimin më të madh në tre dekada të aftësive të saj mbrojtëse, mes frikës në rritje të agresionit rus.
“Evropa do të duhet të përgatitet të "zhveshë dhëmbët" dhe të lëvizë trupat e gatshme deri në vijën e frontit në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme, si një pengesë, por gjithashtu të fillojë betejën menjëherë nëse tensionet kthehen në luftë”, tha një zyrtar i NATO-s për Reuters.
Po ashtu edhe një burim ushtarak flet për një skenar tjetër për Europën. Forcat ruse mund të synojnë bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, ose portet e Detit të Veriut, përmes të cilave forcat e NATO-s do të duhej të zhvendoseshin në Poloni.
Por Europa po përballet me disa vështirësi. Ajo nuk ka kapacitet të mjaftueshëm hekurudhor për të lëvizur tanket dhe matësit hekurudhor ndryshojnë midis Gjermanisë dhe vendeve ish-sovjetike baltike, që do të thotë se armët dhe pajisjet do të duhet të ngarkohen në trena të ndryshëm. Mangësi të tjera përfshijnë mungesa në mbrojtjen ajrore dhe raketa me rreze të gjatë, numrin e trupave, municionet, dhe mungesën e komunikimeve të sigurta digjitale në fushën e betejës.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.4%
-
Jo
16.4%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus
22 Korrik, 19:20
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Shënjestronin vendet e NATO-s, Spanja arreston tre hakera pro-rusë të lidhur me sulme kibernetike
20 Korrik, 17:51
-
OBSH: Evropa duhet të vazhdojë luftën kundër HIV/AIDS-it
20 Korrik, 13:51
-
Lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet parkun e lojërave, 3 të vdekur, 5 të plagosur
19 Korrik, 21:21
-
Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg
19 Korrik, 17:23
-
I akuzuar për spiunazh nga Rusia, gjyqi kundër gazetarit amerikan Evan Gershkovich hyn në fazën finale
19 Korrik, 08:58
-
Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s
18 Korrik, 18:04
-
NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë
17 Korrik, 19:31
-
Një 'alarm i rremë' në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë
17 Korrik, 10:27