NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme

NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme

Helikopter ushtarak i ushtrisë gjermane

Bruksel-Lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA dominuan një samit të NATO-s në Uashington këtë muaj, por, larg skenës publike, planifikuesit ushtarakë të aleancës janë fokusuar në vlerësimin e kostos së madhe për mbrojtjen e Europës.

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për rinovimin më të madh në tre dekada të aftësive të saj mbrojtëse, mes frikës në rritje të agresionit rus.

“Evropa do të duhet të përgatitet të "zhveshë dhëmbët" dhe të lëvizë trupat e gatshme deri në vijën e frontit  në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme, si një pengesë, por gjithashtu të fillojë betejën menjëherë nëse tensionet kthehen në luftë”, tha një zyrtar i NATO-s për Reuters.

Po ashtu edhe një burim ushtarak flet për një skenar tjetër për Europën. Forcat ruse mund të synojnë bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, ose portet e Detit të Veriut, përmes të cilave forcat e NATO-s do të duhej të zhvendoseshin në Poloni.

Por Europa po përballet me disa vështirësi. Ajo nuk ka kapacitet të mjaftueshëm hekurudhor për të lëvizur tanket dhe matësit hekurudhor ndryshojnë midis Gjermanisë dhe vendeve ish-sovjetike baltike, që do të thotë se armët dhe pajisjet do të duhet të ngarkohen në trena të ndryshëm. Mangësi të tjera përfshijnë mungesa në mbrojtjen ajrore dhe raketa me rreze të gjatë, numrin e trupave, municionet, dhe mungesën e komunikimeve të sigurta digjitale në fushën e betejës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Votohet në parim vota e diasporës te ‘Ligjet’, vetëm Alibeaj kundër: Pazar

Votohet në parim vota e diasporës te ‘Ligjet’, vetëm Alibeaj kundër: Pazar