'Nuk mund të paguhet një natë parkimi sa gjysma e asaj që paguajmë në hotel!' Kryebashkiaku i Vlorës Dredha për Report Tv: Po abuzohet, kemi ngritur Task Force! Bizneset kanë ulur çmimet

Tirane- Në Vlorë ka nisur ulja e çmimeve nga operatorët turistikë nxitur dhe nga mesazhi që pak ditë më parë u dha kryeministri Rama I cili në një takim me kryetarët e bashkive tha se nëse  do të vijonin me rritjen e pakuptimtë të çmimeve do të binin vetë në ‘gropën e gjoksit që kanë hapur vetë’

“Kanë filluar uljet. Nuk duhet të themi për çmime spektakolare të larta. Tek tuk ka struktura biznesi që mund të abuzojnë me pjesën e çmimit por në përgjithësi operatorët janë ndërgjegjësuar që duhet të jenë në një linjë dhe ka një rënie të ndjeshme nuk diskutohet. ” tha kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë me skype për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Dredha tha se ka nisur biseda intensive me bizneset për këtë çështje duke përcjellë mesazhin se duhet të jenë të kujdesshëm.

Që nga momenti që kam nisur punë edhe para se të vija unë, ekizton një grup ëhats app me bizneset e qytetit. Të gjitha problematikat e pjesëmarrësve shfaqen atje. Ky shqetësim është ngritur prej kohësh brenda grupit me qëllim që ne të tërheqim vëmendjen atyre që kanë tendencë për të abuzuar me çmimet. Qëllimi ka qenë të jemi në unison. Unë kam bërë detyrën si kryetar bashkie të dakordësohemi sepse nuk mund tu ushtrojmë presion të ulin çmimet sepse kështu do bashkia. Absolutisht jo. Ne konsultohemi e japim sugjerim. Se nuk i bën mirë as atyre, se mund të kthehen në bumerang. Duhet të jemi të vëmendshëm. Pastaj diferencën e bën cilësia e shërbimit.  

Në ëhats app duket që ka përcjellë dhe paralajmërimin e kryeministrit se nëse nuk do të ketë ndërgjegjësim Vlora rrezikon të ketë fatin e Bullgarisë.  

Nuk e dha pa qëllim Kryeministri shembullin e Bullgarisë ku 10 vite më parë u kthye në destinacion turistik, pati bumin  vet, por nuk e menaxhuan vetë ata që e ofronin turizmin, vinin cmime në mënyrë spektakolare. Ndërkohë që u kthye në Boomerang dhe tani Bullgaria është jashtë hartës së vendeve turistike. Duhet të jemi të kujdesshëm. Na ka besuar Zoti me gjithë këto bukuri, det, vende historike, male, fshatra që na rrethojnë pse ta dëmtojmë me ngritje çmimesh që mund të na dëmtojnë.  Ne nuk po flasim për 1 ditë apo për 1 muaj, po flasim për Shqipërinë 2030. Duhet të standartizojmë pjesën e shërbimit një herë. Mos harroni që kemi dy investime, kemi tunelin dhe aeroportin.

Ky reflektim është shfaqur edhe tek çadrat, dhomat e paketat turistike? 

"Në Lungomare nuk ka ndonjë cmim të ekzagjeruar bëhet fjalë për 500 - 1 mijë lekë të reja (10 mijë lekë të vjetra).  Ka lëvizur 200 lekë të reja (2 mijë lekë të vjetra). Por ka struktura të tjera larg këtij perimetri që pretendojnë se kanë ofertë më të mirë, apo shërbim të klasit më të lartë, e aty mund të shikohet abuzimi që mund të arrihet në 20 - 25 mijë lekë të vjetra. Këtu është abuzimi dhe po punojmë që të ulet sepse turisti që vjen përvec çadrës shpenzon dhe dicka tjetër. Ka një reaksion zinxhir. Nëse ato lekë ia merr me çadrën i jep një dozë pesimizmit"

Por për Dredhën problem i madh mbetet parkimi. Pasi shumë pronarë të parkimeve private kanë rritur çmimet  duke bërë që një natë parkimi të kapë dhe vlerën e një nate hoteli.

“ Pronarët e parkimeve private kanë filluar të kenë doza abuzivmi tek pjesa e cmimit sa i takon orëve që ata marrin lekët. Duhet të jenë të kujdeshshëm nuk mund të paguajë për vendparkimi makini për të gjithë natën sa gjysma e asaj që paguajmë për një natë në hotel. Duhet të jemi shumë të kujdeshshëm. Kjo ka tendencë rritjeje. Me këta jemi duke folur një më një Se në fund të fundit makina është makinë dhe hoteli është hotel' tha Dredha për Report Tv. 

Për këtë janë marrë masa.

“Kemi ngritur një taskforcë në lidhje me këtë çështje. Po shikojmë ata që ofrojnë këtë lloj shërbimi. Të jenë në kupon tatimor sepse veprojnë në mënryë ilegale. kanë thjesht tokën në dispozicion. Cmimet kemi parë në disa pika të caktuara ku ka shumë ngarkesë ka nisur një rritje të ndjeshme çmimi të parkimit. Jemi duke folur. Kemi ngritur një taks forcë. Prej dje kemi nisur kontrollin e të gjithë territorit të Vlorës"  

Dredha përjashton një skenar si ajo e Bullgarisë.

Vlora dhe gjithë segmenti deri në Sarandë, e ka trendin e vizionin që mund të jemi shumë herë stabël e jo vetëm. Ka vetëm një problematike te pjesa e infrastrukturës së brendshme, që nuk ka rrugë etj etj. Qeveria po punon për të rregulluar investimet në territor. Investimet duan kohën e tyre të mbarojnë, por në momentin që ato mbarojnë, gjithcka d të bëhet perfekt dhe cilësia do të jetë shumë më e lartë' tha Dredha për gazetarin Nertil Agalliu.

Si po shkon ky sezon turistik?

"Sezoni po shkon shumë mirë. Pothuajse të gjitha strukturat hoteliere janë plot. Nga mesi I korrikut deri në vazhdim është e pamundur të shihen bosh. Hotelet i kanë të prenotuara dhomat deri në mes apo fund shtatorit. Trendi është i mirë, është plot gjithçka, pjesa tjetër na takon neve që është pjesa e menaxhimit të qytetit'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Dredha për Report TV: Edhe në Vlorë kosovarë ka plot, vijnë nga ata që kanë xhepin mirë! Fton të rinjtë të punojnë: 1500 euro merr kamarieri 

Kryetari i bashkisë së Vlorës i bëri thirrje të rinjve të kthejnë sytë nga sektori i hotelierisë sepse dhe rrogat janë rritur ndjeshëm.        

Zoti Dredha duke qenë se ju përmendet pronotimet e shumta, a ka mungesa punëtorësh?

Kjo është një problematikë që ne e ndeshim shpesh. Ka një problem në lidhje me këtë cështje. Po ne i bëjmë një thirrje dhe të rinjve se ka dhe një problem mentaliteti se e kanë hall këtë punën e kamarierit dhe hotelierit. Puna është nder. Përpos kësaj pagat janë rritur në standardin e duhur. Po flasim për një shef që merr 2500 – 3000 euro në muaj. Një kamarier merr 1000 – 1500 euro. Një sanitare 70 – 80 mijë lekë në muaj

Mos harroni që ne nuk e përmendim bakshishin tek kamarierët, që është një rrogë plus përvec rrogës. Unë e kam thënë shpesh e ka thënë dhe Kryeministri, ata që ikin jashtë kanë më shumë shpenzime se këtu, se kanë qera e shpenzime të tjera dhe kostoja e jetesës është e ulët. 1500 – 2000 euro mund t’i marrin këtu. Ne shohim që ka një tendecë që është përqafuar dhe të rinjtë po punojnë’ tha Dredha në një intervistë për Report Tv.

Edhe një pyetje të fundit, ka rritje të numrit të turistëve të Kosovës?

Ka kosovarë plot pa fund. Por mos harroni se harta e turizmit në Shqipëri është shumë e madhe nga Shkodra në Sarandë. Normal Lezha dhe Velipoja janë më të preferuar nga kosovarët se janë më afër. Por dhe ne kemi shumë kosovarë këtu, ata që vinë në Vlorë kanë një standard tjetër dhe një ekonomi të mirë përsa i përket xhepit.

Ora 14:10
'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

Vlore- Në një intervistë për Report Tv, Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha sqaron dhe videon e publikuar sot në facebook të kryeministrit Rama, ku në një plazh publik vihen edhe çadra falas nga bashkia.

“Për të sqaruar jo vetëm cfarë është postuar nga kryeministri. Ai plazh ka qenë gjithmonë publike ka qenë por për shkak të amortizimit të çadrave që ka pasur më parë u detyruam të bënim një procedurë për të marrë çadra të reja. Kemi vendosur 50 çadra. Por hapësira është më e madhe. Është falas aty, për komunitetin. Të ndihen rehat që të mos marrin çadrën me vete, e kanë aty, e kanë të vendosur nga bashkia”

Dredha komenton dhe procesin e dhënies së plazheve për tu shfrytëzuar nga privati dhe betejën që bën çdo ditë me bizneset që nuk reshtin së kërkuari zgjerim të ambientit të tyre.

Plazhet jepen në bashkëpunim me agjencinë e bregdetit, ato bëjnë dhe selektimin sipas aplikimeve që kanë në sistemin online por raporti duhet të jetë 70% me 30% (komunitetit)
Për gjatë lungomares është vendosur në mënyrë permanente edhe kontrolli që ushtrohet nga policia bashkiake, e topografët me qëllim që të lirohen nga bashkia.  Ka tendencë gjithmonë, qoftë nga ata që operojnë biznes në këto stacione plazhi për tu zgjeruar me idenë që deti ka marrë nga rëra. Ajo pjesë që mëpërpara është llogarit në gjatësi duan ta marrin në gjerësi. Mundohen ta bëjnë vetë këtë pjesë zgjerimi biznesi. Por ne jemi rigorozë. Jemi në luftë të vazhdueshme se normalisht është cështje mentaliteti, sepse ata duan të shfrytëzojnë sa më shumë hapësirë se u duket se bëjnë më shumë biznes por u kthehet në boomerang komuniteti. Jemi duke ushtruar këtë lloj presioni, dhe kemi hapësira përmes plazheve private' tha Dredha për emisionin 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skelari: 25/07/2024 16:03

    Z. Dredha, lëri togfjalëshet, dil në teren kontrollo zbatimin e detyrave nga vartësit e strukturat, kërko aq sa ka kopetenca kryetari, të mbahet pastër qyteti,rrugët, plazhet, të respektohen hapësirat e lira në plazhe në gjithë vijën bregdetare në teritorin e bashkisë, parkime publike, puno për landfillin…….

    Përgjigju
  • vali: 24/07/2024 15:32

    shkoni hidhni nje sy ne Himare, i vetmi parkim ne qender e ka cmimin ne nje tabele te shtrember llamarine shkruar me boje- 500 lek. pra dhe 10 minuta ta parkosh dhe 2 ore do paguash 500 lek (te reja). kupton tatimor-harroje dhe kur ja kerkon, thote po deshe, kupton skam. njerzine i ka katpur dalldia, duan te fitojne per 30 dite sa per 2 vite. Bashkite duhet te perfshihen me mekanizmin e hapjes se parkingjeve publike me cmime te arsyeshme po ashtu dhe me cadrat dhe zhelonget- atehere do i shikoni keta cubat qe abuzojne me cmimet.

    Përgjigju
  • Besa: 24/07/2024 15:32

    Ta lexoj pertoj po plazhet jane bosh, cmimet te rritura, cilesia e ulet, sherbimi i dobet .. ne Vlore jam. Prej vitesh i qendroj besnike Shqiperise, por nuk ja vlen me.

    Përgjigju
  • Beno: 24/07/2024 15:18

    Kryebashkiaku me i deshtuar qe ka pas ndonjeher vlora. Nuk di te lidh dy llafe dhe prakticiteti 0. E kan len vloren ne 2024 me rruget te shkateruara ne kulm te sezonit dhe plazhe te zaptuar 90 perqind nga cadrat e privatit. Fajin e paskan bisneset sipas ketij qe ska turista por skuptojme cfare ka bere bashkia normale ose te vecant per te terhequr turista

    Përgjigju
  • Beni: 24/07/2024 15:04

    Seriozisht hëëëëë....janë këto hapësira??? po pasi kalon rrapin apo aty te shkallët e lungomares se më tutje?????!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës