NATO-ja ka nisur stërvitjet e rregullta për mbrojtje bërthamore në Evropën Perëndimore, në kohën e rritjes së tensioneve me Rusinë, të nxitura nga kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Stërvitjet përfshijnë 14 shtete dhe mbi 60 lloje të pajisjeve, përfshirë aeroplanët luftarakë të kategorisë së katërt dhe pestë, si dhe pajisjet për vëzhgim”, ka thënë aleanca 30-anëtarëshe përmes një deklarate, duke shtuar se këto "aktivitete rutinore” – që zgjasin deri më 30 tetor – kanë qenë të planifikuara edhe para nisjes së luftës në Ukrainë dhe nuk janë të lidhura me situatën aktuale.
Stërvitjet do të zhvillohen mbi Belgjikë, Britani dhe Detin Verior.
“Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i miratuar nga vendet aleate në Samitin në Madrid, të mbajtur në qershor, e bën të qartë ‘se qëllimi i kapacitetit bërthamor të NATO-s është për të ruajtur paqen dhe për të luftuar agresionin'”, është thënë në deklaratë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë çfarëdo thirrje për të anuluar stërvitjet, meqë Putin e ka përkeqësuar retorikën bërthamore, pas humbjeve të forcave ruse kundrejt atyre ukrainase.
“Do të dërgonte mesazh shumë të keq nëse do të anulonim papritur një stërvitje rutinore, të planifikuar për kohë të gjatë”, ka thënë Stoltenberg javën e kaluar.
“Ne duhet të kuptojmë që qasja e vendosur e NATO-s dhe fuqia jonë ushtarake, janë mënyra e vetme për të parandaluar përshkallëzimin”. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32