Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, Bredhi i Hotovës në Përmet, konsiderohet si parku i mrekullueshëm natyror i padëmtuar nga dora e njeriut
Nisma “Nature Albania” për herë të parë në këtë park për prezantimin e veprimeve pilot që sipas përfaqësuesit të organizatës italiane Giorgio Ponti, do të financohen 1.2 mln euro.
Kreu i Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej shprehet se kjo iniciativë, synon të japë një ndikim të rëndësishëm
"Të gjithë banorët që janë të përfshirë në zonën e Bredhit të Hotovës do të kenë mundësi të përfitojnë lëndë drusore për djegie për nevojat e tyre. Për këtë ne po hartojmënjë plan që përcaktojmë sasinë e familjeve dhe të lëndës drusore që ata duan. Pra heqim ata drurë që janë ose të rënë ose që nuk lejojnë rritjen e të tjerëve" - tha Dedej.
Projekti do përqëndrohet tek disa ndërhyrje në 10 parqe kombëtare të vendit tonë.
-
1.2 milion eoroooo. gjysmat I mer ministri. pastaj Zaniri. te pylli do shkojne vetem ca letra projektesh. si gjithnje
Përgjigju -
Duhen mbjellur 50 milion peme ne shqiperi ,,qe te zevendesohet masakra mbi pyjet...
Përgjigju -
DO ISHTE MIRE QE TE BEHEJ DHE NJE PROGRAM PER MBJELLJEN E BREDHAVE DHE PISHAVE NE TE GJITHE SHQIPERINE ,,,SIDOMOS NE VERI SEPSE ATY KA SHUME PEME TE PRERA...
Përgjigju -
Na duhet dhe 30 vite te shkojme ku ishim.. Hajde demokraci hajde
Përgjigju -
Projekte në mbrojtje të natyrës duhen gjithmonë e më shumë,duke mësuar banorët e komunitetin..
Përgjigju











Komente
Komento