Navalny bën thirrje nga burgu për protesta gjatë zgjedhjeve presidenciale

Navalny bën thirrje nga burgu për protesta gjatë zgjedhjeve presidenciale

Alexei Navalny dhe Vladimir Putin

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, u bëri thirrje sot (1 Shkurt) rusëve të protestojnë kundër presidentit Vladimir Putin në ditën e zgjedhjeve në mars, duke dalë për të votuar.

Duke postuar përmes mbështetësve të tij në mediat sociale, Navalny argumentoi se nuk ishte e mjaftueshme të votohej kundër Putinit, sepse Kremlini do të manipulonte rezultatin duke përdorur një sistem votimi elektronik që vendoset në zgjedhjet presidenciale për herë të parë.

Por ai tha se pamja e turmave të mëdha që do të dilnin mesditën e 17 marsit do të dërgonte një sinjal të fortë duke mos vënë në rrezik asnjë person, raporton Reuters.

"Ky mund të jetë një demonstrim i fuqishëm i gjendjes shpirtërore të vendit. Në orën 12 të mesditës ka një pjesëmarrje të lartë, ka shumë njerëz dhe është thjesht e pamundur të veçohen ata që votojnë ‘kundër’. Kjo do të jetë një protestë mbarëkombëtare kundër Putinit që zhvillohet pranë shtëpisë tuaj. Është e disponueshme për të gjithë, kudo. Miliona do të mund të marrin pjesë. Dhe dhjetëra miliona do ta dëshmojnë atë", tha Navalny.

Navalny aktualisht është duke vuajtur dënimet në një koloni penale të Arktikut me akuza që përfshijnë ekstremizmin për të cilat ai thotë se të gjitha ishin të sajuara për t'i mbyllur gojën.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambentet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambentet e bashkisë