TIRANE- Nazime Visha, 18 vjeçarja e cila 7 muaj më parë vrau Fiqiri Muçën shumë shpejt do të dalë në Gjykatë. Vrasja e 13 gushtit 2012 tronditi mbarë opinionin publik.
18 vjeçarja mori përsipër autorësinë e krimit duke deklaruar se 45 vjeçari kishte përdhunuar dhe abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë. Fiqiri Muça u ekzekutua për vdekje para shtëpisë së xhaxhait të Nazimes.
Prokuroria ka përfunduar veprimet e nevojshme hetimore dhe brenda pak ditësh dosja penale pritet t’i paraqitet gjykatës. Nazime Visha akuzohet për vrasje me paramendim.
Sipas akuzës 18 vjeçarja e e ka paramenduar vrasjen dhe ka krijuar kushtet e nevojshme për të kryer krimin. Pasi të dorëzohet në gjykatë dosja do të hidhet në short për të përcaktuar gjyqtarin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com