TIRANË - 22-vjeçarja Nazime Visha e dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e babait të 5 fëmijëve, Fiqiri Muça kërkon në gjykatë uljen e dënimit, ose lirimin e saj nga burgu. Nazime Visha i është drejtuar Gjykatës me kerkesën për tu liruar duke përfituar nga amnistria, por gjykata ende nuk ka një vendim dhe gjithçka u shty për më 15 mars. Asaj i kane mbetur edhe 3 vite e 9 muaj burg për të kryer.
Por pa kaluar një orë nga kjo seancë gjyqësore ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani të falë Nazimen si përfituese e amnistisë së dekretuar nga kreu i shtetit.
Kërkesa që i është nisur presidentit në datë 26 shkurt nga Manjani, shoqërohet edhe me lutjen e Nazime Vishës, ku ajo sqaron kushtet e vështira familjare dhe fatin e saj që s'ka mundur të gëzojë një fëmijëri si të gjithë moshatarët.
“Arsyeja që e bëj këtë kërkesë, është se unë nuk kam gëzuar kurrë si moshataret e mija pasi jeta ime ka qenë në çdo moment e vështirë dhe e ashpër. Jeta në familjen time është shumë e vështirë, babai aq sa punon nxjerr të ardhura vetëm për ilaçet e mamit pasi ajo është e sëmurë si dhe kam një vëlla të vogël 5-vjeçar. Ju lutem më jepni një mundësi të tregoj që unë jam një njëri me vlera dhe mos braktisem", mbyll letrën e saj për Presidentin Nazimja.
Në vitin 2013 Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje në gusht të 2012, akuzë të cilën ajo e ka pranuar duke arsyetuar se Fiqiri Muça e kishte përdhunuar që në moshë të mitur.
Dënimi u dha më 8 Maj 2013 ku me uljen e 1/3 së dënimit ajo përfundimisht u dënua me 10 vite burg. Aktualisht Nazime Visha ka për të shlyer 3 vite e 9 muaj burg dhe kjo nuk është hera e parë që ajo kërkon lirinë.
Njohja mes Fiqiri Muçës, banues në fshatin Manëz të Durrësit dhe të resë Nazime Visha, me banim në Vilëz të Komunës Zall-Bastar, lindi për shkak të marrëdhënies së punës që kishte Muça me babain e Nazimes. Fiqiri Muça ka qenë i vetëpunësuar në aktivitetin e prerjes dhe transportit të drurëve ndërsa Beqir Visha punonte si druvar.
Fiqiriu vinte shpesh në banesën e Vishajve për shkak se blente drunjtë e grumbulluar, por për shkak të largësisë shpesh kalonte edhe natën në shtëpinë e tyre.
Sipas pretendimeve të Nazmije Vishës, në një nga këto natë që Fiqiri Muça e ka gjetur të vetme, ai i ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, kur kjo e fundit ishte vetëm 14 vjeçe ndërsa Fiqiriu 45 vjeç.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO