NBA/ Boston fiton sërish, këtë herë jashtë fushe! Suksesi i parë për Dallasin

NBA/ Boston fiton sërish, këtë herë jashtë fushe! Suksesi i parë për Dallasin

Wizards - Celtics

NBA vijoi serinë e ndeshjeve në sezonin e ri të elitës së basketbollit në SHBA. Kampionët në fuqi të Boston Cetics siguruan suksesin e dytë në po kaq ndeshje, këtë herë kundër Uashington Uizards me rezultatin 102-122.

Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dalluan Brown me 27 pikë e Tatum me 25 pikë e 11 rebound. Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 44 pikë.

Fitoren e parë arriti Dallas, që mundi 120-109 San Antonio në derbin teksan. Luka Doncic me 28 pikë e 10 rebound ishte më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Klay Thompson, që realizoi 22 pikë në debutimin e tij me Mavericks.

Fitore në sekondat e fundit jashtë fushe arriti ekipi i Minnesotan, që mundi 117-115 Sacramenton. Ndeshje e vendosur nga 65 pikët e dyshes Randle-Edwards. Zhgënjen Denver, që në fushën e tij u mund thellë 102-87 nga Oklahoma (Shai 28 pikë).

Rezultatet e mbrëmjes së djeshme:

WASHINGTON WIZARDS-BOSTON CELTICS 102-122

DALLAS MAVERICKS-SAN ANTONIO SPURS 120-109

DENVER NUGGETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 87-102

SACRAMENTO KINGS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 115-117

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot