SHBA - Mëngjesin e sotëm me orën shqiptare u zhvilluan dy përballjet e radhës në fazën “play-in” të NBA, në të dyja Konferencat, duke dhënë verdiktet e para për skuadrat që vijojnë garën drejt titullit kampion në elitën e basketbollit amerikan.
Në Konferencën e Lindjes, Philadelphia 76ers siguroi një vend në çerekfinale pas fitores bindëse 109-97 ndaj Orlando Magic. Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët kontrolluan ritmin nga fillimi deri në fund. Protagonisti kryesor ishte Tyrese Maxey, që shkëlqeu me 31 pikë dhe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit. Në fazën pasuese, Philadelphia do të përballet me Boston Celtics.
Në Konferencën e Perëndimit, Golden State Warriors arriti një fitore të rëndësishme dhe dramatike 126-121 ndaj Los Angeles Clippers. Ishte një sfidë spektakolare, e mbushur me emocione deri në sekondat e fundit. Lideri i Warriors ishte sërish Stephen Curry, i cili realizoi 35 pikë dhe bëri diferencën në momentet kyçe, ndërsa Clippers i japin fund aventurës së tyre në këtë fazë.
Pas këtij suksesi Golden State do të përballet me Phoenix Suns për një vend në çerekfinale.
NBA-Play in/ Konferenca e Perëndimit
Phoenix - Portland, 110-114
Clippers - Golden State, 121-126
NBA-Play in/ Konferenca e Lindjes
Charlotte - Miami, 127-126
Philadelphia - Orlando, 109-97
Komente









