SHBA - Skuadra kampione në fuqi e NBA, Oklahoma City Thunder, vazhdon e pandalshme në fillim të këtij sezoni. Thunder arriti suksesin e pestë radhazi, duke mposhtur Sacramento Kings me rezultatin 107-101. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Shai Gilgeous-Alexander, i cili shënoi 31 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt një tjetër fitoreje bindëse. 

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Golden State Warriors, që mundi Los Angeles Clippers me rezultatin 98-79. Ishte një ndeshje e fortë në mbrojtje nga të dyja skuadrat, por diferencën e bëri përvoja e Warriors. Jimmy Butler me 21 pikë dhe Stephen Curry me 19 pikë ishin më të mirët për kalifornianët. 

Në Miami, Heat dominoi plotësisht ndaj Charlotte Hornets, duke fituar 144-117. Lojtarët e stolit kontribuuan me 58 pikë, ndërsa Jaime Jaquez Jr. shkëlqeu me 28 pikë e Bam Adebayo shtoi 26. 

Në Konferencën e Lindjes, vazhdon kryesimi i Philadelphia 76ers, që regjistroi fitoren e katërt sezonale pas triumfit dramatik 139-134 ndaj Washington Wizards në kohën shtesë. Ylli Tyrese Maxey ishte njeriu i ndeshjes me një paraqitje të jashtëzakonshme prej 39 pikësh dhe 10 asistimesh. 

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Milwaukee Bucks u rikthye te fitorja, duke mposhtur New York Knicks me rezultatin 121-111. Giannis Antetokounmpo shkëlqeu sërish me 37 pikë, duke konfirmuar formën e tij të lartë në këtë fillim sezoni.

Rezultatet në NBA:

Washington - Philadelphia, 134-139

Miami - Charlotte, 144-117

Milwaukee - New York, 121-111

Oklahoma - Sacramento, 107-101

Golden State - Clippers, 98-79