NBA zhvilloi ndeshjet e radhës në SHBA. Liderët e Milwaukee Bucks edhe pse i mungonte Giannis Antetokounmpo dhe Jrue Holiday, mposhtën miqtë e Orlando Magic 123-134. Meritën për fitoren e 18 në 19 ndeshjet e fundit e kishin lojtarë si Brook Lopez (26 pikë), Jevon Carter (24), Khris Middleton (16 pikë dhe 11 asist) dhe Bobby Portis (16 pikë dhe 11 topa në tabelë). Për ekipin mik ishte një natë e errët pasi kurrë nuk u futën siç duhet në lojë duke ndenjur në distancë të konsiderueshme pikësh me Bucks.
Sa i përket kampionëve në fuqi duhet thënë se nuk u mjaftoi as Stephen Curry në versionin e tij më të mirë. Golden State u mundën nga Oklahoma në një takim ku ylli i NBA realizoi plot 40 pikë. Për ekipin nga San Francisco ky takim ishte një tregues i qartë i ecurisë që ka patur jashtë fushës të vet. Larg “Chase Center”, Golden State këtë sezon ka koleksionuar 7 fitore dhe plot 25 humbje. Për ekipin e Thunder diferencën e bënë dy periodat e fundit ku u realizuan plot 69 pikë.
Në një natë speciale ku nderuan Pau Gasol duke tërhequr numrin e tij, Los Angeles Lakers festuan një fitore mjaft të rëndësishme përballë Memphis Grizzlies. Të dy skuadrat luajtën pa yjet respektivë LeBron James dhe Ja Morant por kjo nuk uli nivelin e spektaklit në fushë. Për Grizzlies kjo ishte humbja e tretë radhazi.
NBA (8 Mars)
ORLANDO MAGIC-MILWAUKEE BUCKS 123-134
DETROIT PISTONS-WASHINGTON WIZARDS 117-119
NEW YORK KNICKS-CHARLOTTE HORNETS 105-112
MINNESOTA TIMBERWOLVES-PHILADELPHIA 76ERS 94-117
HOUSTON ROCKETS-BROOKLYN NETS 96-118
OKLAHOMA CITY THUNDER-GOLDEN STATE WARRIORS 137-128
DALLAS MAVERICKS-UTAH JAZZ 120-116
LOS ANGELES LAKERS-MEMPHIS GRIZZLIES 112-103