SHBA - Elita e basketbollit amerikan dhuroi emocione në parket, aty ku u zhvilluan dhjetë përballjet e radhës në Lindje dhe Perëndim.
Skuadra e Los Angeles Lakers arriti një fitore dramatike “in extremis” ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 115-116, edhe pse pa disa nga yjet e saj kryesorë. Heroi i ndeshjes ishte Austin Reaves, i cili shkëlqeu me 28 pikë dhe 16 rebound, ndërsa u mbështet nga LaRavia, që shtoi 27 pikë.
Në një tjetër përballje të ngushtë, Memphis Grizzlies mposhti Phoenix Suns 114-113, me Ja Morant që konfirmoi formën e shkëlqyer duke realizuar 28 pikë.
Fitore të vlefshme jashtë fushe regjistroi edhe Houston Rockets, që triumfoi 139-121 ndaj Toronto Raptors, falë një performance të shkëlqyer të Kevin Durant, autor i 31 pikëve.
Pas një periudhe të vështirë, Boston Celtics duket se ka lënë pas krizën, duke fituar bindshëm 125-105 ndaj Cleveland Cavaliers. Plot tetë lojtarë të “Celtics” shënuan mbi 10 pikë secili, ndërsa Jaylen Brown udhëhoqi skuadrën me 30 pikë.
Një tjetër fitore të ngushtë regjistroi Dallas Mavericks, që mundi 107-105 Indiana Pacers, falë kontributit të stolit, plot 64 pikë nga lojtarët rezervë.
Në Denver, Nikola Jokic shkëlqeu me një tjetër “triple-double” (21 pikë, 12 rebound dhe 10 asist) në triumfin bindës 122-88 ndaj New Orleans Pelicans.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes, Chicago Bulls mbetet e pamposhtur pas suksesit 126-113 ndaj Sacramento Kings. Protagonist i mbrëmjes ishte Matas Buzelis, i cili udhëhoqi “Demat” me 27 pikë, duke dominuar në Lindje.
Rezultatet në NBA:
Chicago - Sacramento, 126-113
Denver - New Orleans, 122-88
Utah Jazz - Portland, 134-136
Minnesota - Lakers, 115-116
Phoenix - Memphis, 113-114
Toronto - Houston, 121-139
Boston - Cleveland, 125-105
Detroit - Orlando, 135-116
Brooklyn - Atlanta, 112-117
Dallas - Indiana, 107-105
Komente










