NBA: Los Angeles Lakers pa Kobe Bryant, pësojnë një tjetër humbje

Skuadra kaliforniane Los Angeles Lakers pësoi një disfatë të radhës në kapionatin amerikan të basketbollit NBA,, këtë herë nga Phoenix Suns me 125:105. Në radhët ekipit të “Qytetit të engjëjve” nuk ka qenë Kobe Bryant për shkak të lëndimit të marrë në këmbën e majtë.

Mungesa e Bryant regjistrohet për herë të parë pas pothuajse gati dy vjetësh, dhe shokët e tij nuk ishin në gjendje që t’i ndalojnë lojtarët e Suns, nga të cilët shtatë prej tyre arritën pikë dyshifrore të të shënuar.

Lojtari më efikas tek Phoenix ishte Shannon Brown me 24 pikë, ndërsa një pikë më pak shënoi Michael Red. Në mungesë të Bryantit, tek Lakersat lojtari më efikas ishte Pau Gasol me 30 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Andrew Bynum kishte 23 pikë dhe 18 kërcime.

Rezultatet tjera:
Indiana - Boston 72:86
Philadelphia - Orlando 82:88
New Orleans - Minessota 99:90
Memphis - Dallas 94:89
Charlotte - Atlanta 96:116
Milwaukee - Portland 116:94
Phoenix - LA Lakers 125:105
LA Clippers - Sacramento 109:94
Golden State - Denver 112:97

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet