SHBA - Në basketbollin amerikan, Houston regjistroi një fitore të vlefshme në transfertë, duke mposhtur Indianën me rezultatin 114-118. Protagonisti absolut për teksanët ishte Alperen Şengün, i cili shkëlqeu me 39 pikë dhe 16 rebound, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit.
Triumf jashtë fushe arriti edhe Philadelphia, që mundi bindshëm Los Angeles Clippers 113 - 128. Treshja Maxey-Embiid–Barlow bëri diferencën, duke realizuar së bashku 79 pikë dhe duke dominuar takimin.
Charlotte nuk zhgënjeu përpara tifozëve të saj, duke mundur New Orleans 102-95. LaMelo Ball ishte më i dalluari për vendasit me 24 pikë, duke konfirmuar formën e tij të mirë.
Ndërkohë, Memphis doli fitues pas një përballjeje spektakolare ndaj Minnesotës, duke triumfuar 137-128. Jaren Jackson Jr. ishte lideri i sulmit me 30 pikë në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë emocione.
Rezultatet në NBA:
Indiana - Houston, 114-118
Clippers - Philadelphia, 113-128
Charlotte - New Orleans, 102-95
Memphis - Minnesota, 137-128
Komente









