Elita e basketbollit amerikan, NBA, zhvilloi katër ndeshjet e radhës në parket. Përmbysje, pikë dhe spektakël deri në sekondat e fundit.

San Antonio Spurs regjistruan fitoren e tretë radhazi, teksa mposhtën Atlanta Hawks me rezultatin 135 - 126, në një sfidë plot spektakël. De’Aaron Fox me 26 pikë dhe Keldon Johnson me 25 pikë udhëhoqën Spurs drejt suksesit, ndërsa 38 pikët e Walker për miqtë mbetën vetëm në statistika.

Në një tjetër përballje të fortë, Philadelphia 76ers triumfoi pas kohës shtesë ndaj Milwaukee Bucks, duke fituar 114 - 123 në transfertë. Mungesa e Giannis Antetokounmpo u ndje dukshëm për Milwaukee, ku më i miri ishte Rollins me 32 pikë. Për Philadelphian shkëlqeu Tyrese Macey, i cili regjistroi plot 54 pikë, një paraqitje mbresëlënëse.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Orlando Magic, që mundi bindshëm LA Clippers me rezultatin 129-101. Stoli i Orlando bëri diferencën, duke kontribuar me 47 pikë.

Ndërkohë, Memphis Grizzlies dominoi pa vështirësi Sacramento Kings, duke fituar 137-96. Dyshja Aldama - Landale ishte vendimtare me gjithsej 50 pikë, duke vulosur një sukses të thellë për Grizzlies.

Rezultatet në NBA:

Orlando - Clippers, 129 - 101

Memphis - Sacramento, 137 - 96

Milwaukee - Philadelphia, 114 - 123

San Antonio - Atlanta, 135 - 126