SHBA - Detroit Pistons u mposhtën 119-108 nga Toronto Raptors, por vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes në NBA. Ekipi kanadez e meritoi fitoren, me protagonist kryesor Brandon Ingram, i cili realizoi 34 pikë.
Fitore pa shumë vështirësi arriti edhe Milwaukee Bucks, që triumfoi 134-123 ndaj Indiana Pacers. Lider në parket ishte ylli grek Giannis Antetokounmpo me 31 pikë dhe 14 kërcime në tabelë.
Sukses të rëndësishëm në transfertë morën edhe Dallas Mavericks, që fituan 130-120 në fushën e Cleveland Cavaliers, edhe pse shanset për zonën “play-in” mbeten të vogla. Vendimtar ishte dueti Cooper Flagg - Naji Marshall, që së bashku realizuan 52 pikë.
Me vështirësi fitoi edhe Philadelphia 76ers, që mposhti 109-103 Portland Trail Blazers. Protagonist i sfidës ishte Quentin Grimes me 31 pikë.
Triumf të rëndësishëm arriti edhe New York Knicks, që mundën 110-107 Golden State Warriors, duke mbajtur gjallë shpresat për kreun e renditjes në Lindje. Jalen Brunson ishte më i miri në parket me 30 pikë për vendasit, që shohin suksesin e tretë radhazi.
Ndërkohë, Sacramento Kings triumfuan 116-111 ndaj Utah Jazz falë një performance të shkëlqyer të DeMar DeRozan, autor i 41 pikëve.
Rezultatet në NBA:
Philadelphia - Portland, 109-103
New York - Golden State, 110-107
Sacramento - Utah Jazz, 116-111
Cleveland - Dallas, 120-130
Milwaukee - Indiana, 134-123
Toronto - Detroit, 119-108
Komente










