SHBA - Basketbolli elitar amerikan, NBA, zhvilloi mëgjesin e sotëm me orën shqiptare nëntë ndeshjet e radhës. Oklahoma ka marrë fitoren e dhjetë radhazi, duke dominuar Konferencën Perëndimore. Humbje për ekipe si Golden State, Denver dhe Dallas.

Oklahoma City Thunder vijon serinë pozitive në NBA, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi pas suksesit bindës 121-92 ndaj Brooklyn Nets. Për miqtë u dallua Mccain me 26 pikë, por pa mundur të shmangë humbjen e thellë.

Moment pozitiv edhe për Los Angeles Lakers, që triumfuan 124-116 në transfertë ndaj Houston Rockets. Protagonist absolut ishte Luka Doncic me 40 pikë, i mbështetur nga LeBron James që shtoi edhe 30 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, Boston Celtics konfirmohen si forca e dytë pas fitores 120-99 ndaj Golden State Warriors. Dyshja Brown - Tatum realizoi 56 pikë për vendasit.

Ndërkohë, zhgënjen Chicago Bulls, që u mundën në shtëpi 139-109 nga Toronto Raptors, ku plot 8 lojtarë të skuadrës kanadeze realizuan mbi 10 pikë.

Humbje edhe për Denver Nuggets, që zbresin në vendin e gjashtë në Perëndim pas disfatës 125-118 ndaj Memphis Grizzlies. Nikola Jokic realizoi 29 pikë, por pa sukses për ekipin e tij.

Fitore në transfertë për Portland Trail Blazers, që mundën 127-119 Indiana Pacers, me Avdija autor të 32 pikëve. Ndërsa Atlanta Hawks triumfuan 135-120 ndaj Dallas Mavericks, ndeshje ku u dallua Mccollum me 24 pikë.

Rezultatet në NBA:

Brooklyn - Oklahoma, 92-121

Indiana - Portland, 119-127

Chicago - Toronto, 109-139

Minnesota - Utah Jazz, 147-111

New Orleans - Clippers, 124-109

Dallas - Atlanta, 120-135

Memphis - Denver, 125-118

Houston - LA Lakers, 116-124

Boston - Golden State, 120-99