SHBA - Orët e para të mëngjesit të sotëm me kohën shqiptare u zhvilluan gjashtë ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan, NBA.

Oklahoma kaloi me sukses sfidën e vështirë përballë New York Knicks, duke triumfuar 100 - 103 në sekondat e fundit të takimit. Përballja mes dy skuadrave pretendente për titull në NBA dhuroi spektakël në parket. Te Oklahoma u dalluan Chet Holmgren me 28 pikë dhe Shai Gilgeous-Alexander me 26 pikë, vendimtarë në suksesin e ekipit të tyre.

Zhgënjim për Boston Celtics, që u mundën 98 - 118 në fushën e tyre nga Charlotte Hornets. Më i miri për miqtë ishte Kon Knueppel me 20 pikë, ndërsa kontribut i madh erdhi edhe nga stoli, prej nga u shënuan plot 44 pikë.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Philadelphia 76ers, që mposhti 106-102 Utah Jazz. Vendimtare ishte dyshja Tyrese Maxey dhe Lonnie Walker IV, të cilët së bashku realizuan 47 pikë.

Surpriza erdhi nga Atlanta Hawks, që mundi 131-113 Milwaukee Bucks. Rikthimi i Giannis Antetokounmpo (24 pikë) nuk mjaftoi për Bucks, ndërsa të gjithë titullarët e Atlantës realizuan mbi 12 pikë.

Ndërkohë, Los Angeles Clippers morën një fitore të thellë 130-107 ndaj Indiana Pacers, falë paraqitjes së shkëlqyer të Kawhi Leonard, i cili realizoi 29 pikë.

Rezultatet në NBA:

New York Knicks - Oklahoma City Thunder, 100-103

Boston - Charlotte, 89-118

Philadelphia - Utah Jazz, 106-102

Memphis - Portland, 114-122

Milwaukee - Atlanta, 113-131

Clippers - Indiana, 130-107