SHBA - Oklahoma City Thunder mposhti San Antonio Spurs me rezultatin 122-113 në ndeshjen e dytë të finales play-off së Konferencës së Perëndimit në NBA, kështu që seria e ndeshjeve barazohet në 1-1.
Vendimtar ishte stoli i skuadrës së Oklahomas, nga ku erdhën 57 pikë, me shtatë basketbollistë që realizuan mbi 10 pikë. Ai që bëri diferencën ishte Alexander Shai, protagonist në parket me 30 pikë për vendasit.
Për San Antonion, Stephon Castle shënoi 25 pikë, Devin Vassell 22, ndërsa Victor Wembanyama shënoi 21 pikë, 17 kërcime në tabelë dhe gjashtë asistime. Ndeshja e tretë është të premten me serinë që zhvendoset në San Antonio.
Komente







