Drejtori i përgjithsëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako ka marë pjesë në forumin e Romës, në të cilin ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të kufijve,  për ti kthyer në barriera të pakalueshme për aktivitetet kriminale dhe në vija të padukshme për lëvizjen e qytetarëve.

“E vlerësoj maksimalisht këtë konferencë për vetë faktin se për objekt diskutimi ka  katër tematika që tashmë kanë zënë prioritetet tona në luftën kundër krimit. Migracioni i paligjshëm, Terrorizmi, Pastrimi i Parave dhe i Produkteve të Parave të pista dhe Krimet e natyrës grabitqare” tha ai.

Forumi i Romës është një nismë e Policisë Italiane me Europolin dhe takimi i parë është zhvilluar në shtator 2013 në Beograd ndërkohë që takimi i dytë është zhvilluar në shtator 2014 në Hagë, pranë selisë së Europolit. Nëtë morën pjesë drejtuesit e policisë në të gjithë Ballkanin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)