E ardhmja,Cana ende në udhëkryq

 E ardhmja,Cana ende në udhëkryq
Transferimi i mbrojtesit të kombetares shqiptare, Lorik Cana, drejt Katarit duket se nuk do të bëhet realitet. Sikurse shkruajnë mediat italiane, gjatë orëve të fundit palët kanë diskutuar, por kanë patur qendrime të kundërta.

Perballe ketij realiteti, kapiteni i perfaqesueses shqiptare pritet qe te mendohet per nje tjeter destinacion.

Gjatë ditëve të fundit, sipas mediave, ekipi Al Jaish kishte shfaqur interes per Canen, por me pas palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Aktualisht Lorik Cana nuk është bashkuar me ekipin e Lazios, qe po zhvillon fazën përgatitore në Kinë, ku do të luhet javen e ardhshme edhe Superkupa e Italisë. Ekipi romak e ka lejuar ate qe të lirohet nga detyrimet sportive për të vendosur lidhur me të ardhmen, qe mendohet te jete mes Gjermanisë dhe SHBA-së.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë