Kuvendi i Shqipërisë nga sot do të ketë një faqe të re zyrtare që synon rritjen e transparencës parlamentare dhe përmirësimin e komunikimit institucional me publikun. Faqja e re ka ruajtur identitetin institucional sa i përket dizajnit dhe informacionit, por vëmendje i është kushtuar publikimit të informacionit lidhur me aspektin legjislativ dhe kontrollin parlamentar.