“Elbasan Arena” mirëpret Italinë
kombëtarja U19 kthen vizitën

 “Elbasan Arena” mirëpret Italinë<br />kombëtarja U19 kthen vizitën
ELBASAN - Miqësoret e ekipeve Kombëtare me Italian tashmë janë kthyer në modë. Pas ndeshjes së nëntorit mes Kombëtares së De Biasit me atë të Kontes dhe miqësores së kombëtares së 19 vjecarëve të Altin Lalës me bashkëmoshatarët e tyre në Itali tashmë janë të kaltërit që kthejnë vizitën në Elbasan Arena.

Kjo ndeshje është një nga më prestigjiozet për këtë grup-moshë duke qenë se në ekipin Italian U 19 luajnë futbollist nga skuadrat më të njohura Italiane si Milan dhe Juventus. Altin Lala trajner i ekipit të U19 është ndalur në mënyrën se si janë bërë dhe do të bëhen përzgjedhjet për të formuar këtë skuadër, duke filluar përzgjedhjet nga ndeshja e nesërme deri në Mars.

Elbasan Arena pritet që nesër të jetë plot me tifozë të cilët do të bëjnë tifo për të dy skuadrat ,duke qenë se në Shqipëri ka tifozë të shumtë të futbollit Italian.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'