“Manifesti i mendjes informale”

 “Manifesti i mendjes informale”
Mjediset e Piramidës do të hapen sot në orën 16.00 për performancën “Informal Mind” nga M.A.M Foundation, e cila vjen si manifest me pjesëmarrjen e artistëve si Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Robert Gligorov, Kozmos dhe Driant Zeneli.

Sipas kuratorit Klod Dedja, ky event nuk është ekspozitë apo prezantim, por një deklarim ndërmjet simbolikës së veprave pjesëmarrëse, për më shumë si Manifest i një qëndrimi politikisht korrekt me përballjen dhe dëshirat.

“Në sipërfaqe të çdo perceptimi ‘Informal Mind’, nuk është një produkt i nevojshëm, por i domosdoshëm në llojin e vet. Duke lindur si pasojë e keqinformimeve apo keqedukimit mbi artin bashkëkohor, tendenca për të qenë të parashikueshëm është zero. Nga kjo rrjedhojë, edhe shijet estetike nuk i përngjajnë konceptuales, por simbolikës së drejtpërdrejtë, sikur të dojë të fusë në krizë vetveten ; sa shumë peshon arti bashkëkohor ?” –shkruan Dedja, duke shtuar se këto retorika nga romanticizmi modern, bëjnë të mundur kundër reaksione të vërteta interpretimi, si një gjest i deklaruar duke përdorur komunikimin si urë drejt artit dhe jo e kundërta.

Duke u nisur nga komunikimi si dëshirë-Manifest, përpjekjet i drejton në forma kubike të rregullta me potencën e simbolit të personalizuar.
 
Ja me çfarë prezantohen artistët
 
Artisti i njohur Heldi Pema prezantohet me “Communication on demand” që i afrohet revistave për adoleshentëve, por të rreshtuar gati për të qenë pjesë e një edukimi të detyruar nga tregu, shkolla, shtëpia.

Robert Gligorov prezatohet me “Origination” është një dhomë me ide hermetike dhe mazohiste duke tejkaluar edhe limitet e fuqisë reale të imagjinatës pasi ai e ka kompromentuar atë tashmë.
 
“Kozmos” është performanca e dy të ftuarve, nga gërmadhat e Metalurgjikut, atë e bijë rrëmojnë tokën e zezë dhe aty gjejnë mbetje për t’i shitur. Ky akt është një zhvendosje e realitetit në një realitet paralel. Kjo performancë artistike do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 10 dhjetor, në mjediset e Piramidës, çdo ditë nga ora 11.00 deri në 18.00.

manifesti i mendjes

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak