Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen , teksa zetori me të cilin punonte tokën është përmbysur duke e zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Shegas të Lushnjes, ndërsa viktima është shtetasi Artan Halla.

30-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.