Megan, e cila u emocionua shumë në momentin që u kurorëzua premtoi se do të jetë Missi më i mirë që ka pasur bota ndonjëherë.
Shoqëruesja e parë u shpall vajza nga Gana, Giuseppina Baafi ndërsa shoqëruese e dytë francezja Marine Lorphelin.
Spektkali është zhvilluar nën masa të mëdha sigurie, për shkak të kërcënimeve të bëra nga ekstremistët islamikë.
Ata e kanë cilësuar këtë kompeticion bukurie si një shfaqje pornografike.
Rreth 700 policë u angazhuan për të ndjekur finalen, e cila për arsye sigurie u zhvendos nga Xhakarta në Bali.
Për titullin e femrës më të bukur në botë kanë garuar 129 bukuroshe.