"Godet" deputeti i Marine Le Pen:
Kosova çerdhe e krimit, njohja gabim
"Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE, për shkak se është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade.
"Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE, për shkak se është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade.
Anëtari i Frontit Nacional (Front National) të Francës në Parlamentin Evropian Aymeric Chauprade konsideron se Parisi ka bërë “gabim historik” me atë që e ka njohur Kosovën, kurse NATO me luftën kundër Serbisë e ka legjitimuar separatizmin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian vetëm e ka ndjekur politikën amerikane.
“Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE”, për shkak se “është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade në një intervistë për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit.
Funksionari i partisë së djathtë franceze ka folur para do kohë në Këshillin për Punë të jashtme të PE për, siç shkruan gazeta, “vuajtjet e serbëve në Kosovë”.
“E tëra është, për fat të keq, vazhdim i asaj që ndodhte më 1999, nga koha e luftës jolegale të NATO-s kundër Serbisë, qëllim i së cilës ishte që të konfirmohet separatizmi i shqiptarëve në Kosovë, të cilët për arsye demografike u bënë shumicë në këtë territor. Kurse BE e ndoqi politikën amerikane”, ka thënë Chauprade.
Francezi propozon edhe modelin se si, sipas tij, duhet të jetë statusi i Kosovës në të ardhmen dhe ky është sipas shembullit të “autonomisë së fuqishme të Saharës Perëndimore në Marok”.
Sidoqoftë, ka thënë europarlamentari, Kosova me specifikat e veta duhet të mbetet krahinë e Serbisë. “Logjika e pavarësisë shpie në udhë pa krye. Aq më shumë që shqiptarët e Kosovës kanë ekonomi mafioze të cilën, kryesisht, e mbajnë me kontrabandë, për çka kisha mundësi të bindem gjatë vizitës sime para disa viteve.
Ndërsa kjo paraqet rrezik të madh, si për popullatën lokale, ashtu edhe për BE-në, po qe se dëshiron ta integrojë këtë rajon”, ka thënë Chauprade për gazetën serbe.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.8%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 2868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë
4 Gusht, 09:59
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Celibashi: Procesi vijon normalisht në të 36 qendrat e votimit, asnjë problematikë
4 Gusht, 09:43
-
Zgjedhjet në Himarë/ 1200 qytetarë votuan deri në orën 09:00! Ja parashikimi i Zaloshnjes për pjesëmarrjen
4 Gusht, 09:40
-
Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen
4 Gusht, 09:36
-
Duart e Putinit në federatën e boksit, me paratë e oligarkut të dënuar Kremlev
4 Gusht, 09:31
-
Zgjedhjet në Himarë/ Fluks dhe në Kapshticë të Korçës, por jo të organizuar
4 Gusht, 09:19
-
VIDEOLAJM/ Zgjedhjet në Himarë, djali i Fredi Belerit pranë një QV si vëzhgues
4 Gusht, 09:14
-
Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013 (Video)
4 Gusht, 09:02
-
Media britanike 'Wanderlust': Nëntë vendet më të mira për të eksploruar në Shqipëri
4 Gusht, 08:59
-
Himarë fshat, 100 votues me kartë identiteti të skaduar kthehen mbrapsht! Qytetarja: S'mund të më hiqet e drejta e votës! Bollano: S'e lejon ligji
4 Gusht, 08:41
-
SKEDA/ Fredi Beleri që 'tronditi' Himarën, nga arrestimi për shitblerje votash një vend në Parlamentin Europian në Strasburg
4 Gusht, 08:23
-
Konispol/ Zjarr në malin e Saraqinit (VIDEO)
4 Gusht, 08:22