Microsoft ka njoftuar sot se Windows 10 ka tejkaluar 75 milion instalime të këtij OS në më pak se një muaj pasi sistemi operativ u lançua.

Taktika e Microsoft duke dhënë këtë OS si një përditësim falas te përdoruesit e saj të Windows 7 ose Windows 8.1 mesa duket është parapaguar. Bazuar në shpërndarjen e OS deri më sot, duket se shumica e kanë pranuar këtë përditësim falas në Windows 10, e cila konsiderohet si një fitore e madhe.

Kompania synon 1 bilion instalime brenda tre viteve të ardhshëm dhe ndërkohë që norma e instalimeve do të ngadalësohet, është një fillim shumë i mirë që kompania ka arritur mbi 10% të qëllimit të saj pas 30 ditësh lançim.
 
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)