GJENEVË- Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për Sirinë, Lakhdar Brahimi shprehet pesimist. Ai ka thënë se nuk pret që të arrihet “asgjë thelbësore” në raundin e parë të bisedimeve, që përfundojnë ditën e premte.
 
Pavarsisht kësaj, Brahimi është shprehur se “akulli ka filluar të shkrij”.
 
Ai, gjithashtu, tha se OKB-ja dhe qeveria siriane janë ende duke negociuar për të ofruar ndihmë humanitare për qytetin e rrethuar Homes, shkruan BBC.
 
Ideja e një procesi tranzicioni, është mosmarrëveshja kryesore për të cilën nuk bien dakord palët siriane sipas Brahmit.
 
Z. Brahimi u ka thënë  gazetarëve se hendeku mes të dy palëve vijon të mbetet i madh, edhe pse nuk mungon vullneti që bisedimet mes qeverisë dhe opozitës të vazhdojnë.
 
Ndërmjetësi pret që dy shtetet, Rusia dhe ShBA-ja, të ushtrojnë në shumë ndikim që të arrihet një marrëveshje.
 
“Unë shpresoj që Rusia dhe SHBA do të ushtrojnë ndikim më të madh mbi të dy anët për të ndihmuar që të përmbushet boshllëku”, ka thënë ai.
 
 Ditën e premte pritet që të vendoset edhe për fazën e dytë të bisedimeve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)