Ndërrimi i viteve, rritet fluksi i
emigrantëve në doganat e vendit
Festa e fundvitit dhe dëshira e shqiptarëve për të festuar pranë familjeve të tyre ka bërë që kthimi i emigrantëve të shtojë fluksin në doganën e Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë-Thanës.
TIRANE - Festa e fundvitit dhe dëshira e shqiptarëve për të festuar pranë familjeve të tyre ka bërë që kthimi i emigrantëve të shtojë fluksin në dogana.
Numri më i madh i emigrantëve është shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin tonë 5739 shtetas shqiptarë me 1397 automjete dhe kanë dalë 3297 shtetas shqiptarë me 742 automjete.
Sipas të dhënave pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërsa pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.
Kurse në doganën e Kapshticës gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë 4277 shtetas shqiptarë me 981 automjete dhe kanë dalë 1854 shtetas shqiptarë me 383 automjete. Në këtë pikë kufitare kanë hyrë 255 shtetas të huaj me 141 mjete dhe kanë dalë 193 shtetas të huaj me 122 mjete.
Ndërkohë në pikën Kufitare të Qafë-Thanës gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë 719 shtetas shqiptarë me 235 automjete dhe kanë dalë 701 shtetas shqiptarë dhe 205 automjete. Ndërsa mësohet se kanë hyrë 802 shtetas të huaj me 194 mjete dhe kanë dalë 495 shtetas të huaj me 208 mjete.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i emigrantëve të kthyer ka pësuar një rënie të ndjeshme me 20-30 %. Faktori kryesor duket se është kriza ekonomike, çka bën që emigrantët të qëndrojnë në vendin e tyre të punës. Ndërkohë që edhe ditën e qëndrimit të emigrantëve pranë familjes do të jenë më pak, krahasuar me një vit më parë.
Deri tani nuk konstatohen radhë në pika doganore të Kakavijës dhe Kapshticës por vetëm një shtim të fluksit të emigrantëve që kthehen të festojnë në atdhe.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.3%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11566
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48
-
Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas. Gjendja e tij mbetet kritike
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24