Ndërron jetë Donna Summe

Ndërron jetë Donna Summe
Donna Summer, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin në moshën 63-vjeçare, në Florida të SHBA-së. Sipas ‘TMZ’, këngëtarja e ‘Hot Stuff’ po punonte për një album të fundit. Summer, emri i vërtetë i të cilës është LaDonna Gaines, u bë e famshme në vitet ’70 me hite si ‘I Feel Love’, ‘Last Dance’ dhe ‘Bad Girls’. Donna Summer ka fituar 5 herë ‘Grammy Award’. Përsa i përket jetës personale këngëtarja është martuar 2 herë dhe ka 3 vajza nga këto martesa. Ajo lindi në 31 dhjetor të vitit 1948 në Boston. Hitet e saj kanë qenë shumë të suksesshme dhe shpeshhere në krye të listave të hit paredeve botërore. Nje nga hitet e saj më të njohura është "Hot Stuff".



Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri