Ka ndërruar jetë fituesi i çmimit “Oscar”, akotri Philip Seymour Hoffman në moshën 46 vjeçare.
Ai është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga portali i së përditshmes “Wall Street Journal”.
Sipas policisë, aktori dyshohet të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një overdoze.
Në të shkuarën ai kishte pranuar të kishte pasur probleme me drogën dhe vitin e kaluar u shtrua në spital, pasi kishte abuzuar me heroinën.
Nga Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut, u njoftua se aktori u gjet nga asisteni i tij personal në banesën e tij Greenwich Village me një gjilpër të injektuar nën lëkurë në krahun e tij.
Nga mediat amerikane si përshkruhet si një person që nuk kujdesej shumë për shëndetin e tij, pavarsisht gjendjes jo të mirë.
Philip Hoffman është fitues i çmimeve prestigjoze si Academy Awards, në vitin 2005 për filmin Capote, dhe fitues i çmimit Oscar për rolin e tij në rolin e Lancaster Dodd në filmin “The Master”.
Aktori ka luajtur në filma të tillë si, “The Hunger Games: Catching Fire,” “Moneyball” and “Boogie Nights”.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com