Ndërron jetë gazetari i njohur
RTSH-së, Agron Çobani

TIRANË - Ka ndërruar jetë gazetari i mirënjohur , si dhe drejtor i përgjithshëm Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1992, Agron Çobani. Ai vdiq mbrëmjen e së premtes në moshën 70 vjeçare. Homazhet në nderim të gazetarit Agron Çobani do të mbahen në hollin e RTSH në orë 13:00

Çobani lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës, në shtator të vitit 1942. Ai kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisë.

Menjëherë pas diplomimit nisi punën në Radio Tirana e më pas në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra, me përjashtim të periudhës 1982-1991, kur e larguan prej andej. Në këtë institucion i ka kryer të gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së në vitin 1992.

Për sa kohë ka qenë gazetar, por edhe në periudhën e posteve drejtuese, lëvroi të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë.  Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e Institucionit Mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi

‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi