Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv
Ramadan Bigza, i ra infarkt në Greqi

Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv<br />Ramadan Bigza, i ra infarkt në Greqi
Është ndarë nga jeta papritur në moshën 64 vjeçare gazetari shkodran Ramadan Bigza për shkak të një infarkti, që pësoi gjatë ditës së djeshme në Greqi ku do të merrte pjesë në një aktivitet.
 
Sipas miqve të 64-vjeçarit, Ramadan Bigza pësoi infarkt gjatë rrugës për në Ambasadën Shqiptare në Athinë, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital.
 
Ramadan Bigza ka punuar në disa gazeta kryesisht sportive në Shkodër, Tiranë dhe në Greqi.
 
Trupi i pajetë i gazetarit Ramadan Bigza pritet të mbërrijë në qytetin e Shkodrës në ditët në vijim.
 
Unioni i Gazetareve Shqiptare, miq të afërm dhe kolegë i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të Ramadan Bigzës.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!