Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Para 6 muajve është detyruar të shtrohet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore. 

d.b/shqiptarja.com