FIER- Vijojnë aksionet e për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e vendit. 
Ndërhyrja e Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është përqëndruar sot në në zonën bregdetare të Divjakës dhe të plazhit të Semanit në Fier, duke shembur dhjetëra subjekte të ndërtuara vitet e fundit në mënyrë të paligjshme. 

Verifikimet dhe kryerja e procedurave ligjore është realizuar në bashkepunim me inspektoratet ndërtimore urbanistike pranë njësive vendore dhe në përputhje me parimin e subsidiaritetit. 

Krahas veprimeve proceduriale, INUK ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Fier, si dhe mbështetjen e Repartit te Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kjo për të shmangur cdo reagim që mund pengojnë kryerjen me sukses të ekzekutimit të vendimeve për prishje.

Veprimet per prishje jane planifikuar edhe në ditët në vijim në zonën e Velipojës, Shëngjinit, Vlorës, Orikumit, Himarës, Lukovës, Sarandës, Ksamilit dhe Durrësit.