Policia e Shtetit si dhe Inspektoriati ndërtimor urbanistik Kombëtar kanë bllokuar punimet e dy objekteve të cilat ndodhen në afërsi të fakultetit ekonomik në Tiranë.
Prej disa kohësh studentë dhe pedagogë të këtij fakulteti kanë pezulluar procesin mësimor në shenjë proteste kundër ndërtimeve të cilat pretendojnë se ndodhen brenda rrethimit të fakultetit por edhe pa leje në mungesë të dokumentacionit.
Në mbështetje të tyre ka ardhur policia e cila pas bllokimit të dy objekteve shoqëroi dhe disa punëtorë të ndërtesës. Sipas administratorëve të objekteve veprimet e policisë janë abuzive pasi sipas tyre po cënohet një vendim gjykate. Por ndërkohë duket se studentët dhe pedagogët protestues nuk do të kënaqen me ka.
Ata kanë deklaruar se do të futen në auditoret e fakultetit vetëm pasi këto dy objekte pa leje të jenë shembur plotësisht. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, pritet që dekanati i ëktij fakulteti, të mbajë nëj mbledhje, në të cilën do të merret vendimi për hapat e mëtejshme të reagimit të tyre kundër ndërtimeve pa leje që janë ngritur fare pranë murit të godinës së tyre.
Pak kohë më parë nëpërmjet një njoftimi për mediat Bashkia e Tiranës sqaroi se nuk mund të ndërhyjë në objektin i cili po ndërtohet në oborrin e fakultetit të ekonomikut në Tiranë. Sipas Bashkisë, shoqërisë private të ndërtimit i është dhënë e drejta e kryerjes së punimeve sipas vendimeve të Bashkisë që mbajnë datën e vitit 2004 por edhe të gjykatës së apelit.
Më herët studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë protestuan kundër objektit i cili është ndërtuar fare pranë godinës ekzistuese të fakultetit. Sipas dekanit Sulo Hadëri, studentët do bojkotojnë dhënien e provimeve dhe mbrojtjet e diplomave, ndërsa u paralajmërua bojkot pa afat të vitit arsimor. Fakulteti i Ekonomikut pretendon se kjo ndërtesë është ndërtuar pa lejen përkatëse duke cënuar hapësirat publike ndërsa sipas Haderit, vendimi për bojkot është marrë nga Këshilli i Fakultetit të Ekonomisë.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com