Ndërtimi i Lungomares pritet të pasohet edhe nga një sërë investimesh të tjera infrastrukturore në qytetin bregdetar të Vlorës. Ky fakt pohohet nga Prefektja e qytetit bregdetar, Etjona Hoxha, e cila pohon se pas shumë vitesh pushteti qëndror e ka kthyer vëmendjen nga qyteti i Vlorës sa i përket investimeve.

Hoxha pohon se projekti i Lungomares, investimet në port, projektet e gjelbërimit dhe rikonstruksioni i rrugëve të brendshme pritet t’i japin një fytyrë të re qytetit të Vlorës.

Prefektja sqaroi se këto projekte do finalizohen edhe falw suportit të bizneseve në qytetin bregdetar.